Google ADS

Digjet një veturë në Lagje të Spitalit (FOTO + VIDEO)

14:59 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Një veturë është duke u djegur në këto momente në Lagjen e Spitalit në kryeqytet.

Ngjarja është duke ndodhur në rrugën “Lot Vaku” të kësaj lagjeje.

Një lexues i Arbresh.info ka dërguar foto dhe video ku shihet vetura e përfshirë nga flakët dhe tymi.

Nuk dihen ende shkaqet e djegies së veturës së tipit Ford Mondeo.

Zjarrfikësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta shuar zjarrin./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme