Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

11:29 | 29 Shtator 2024
E.G

Një veturë është djegur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova” drejtimi Malishevë-Prishtinë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai tha se ka vetëm dëme materiale.

“Me date 29.09.2024 rreth ores 08:30 ne autostraden Ibrahim Rugova drejtimi Malisheve-Prishtine ne fshatin Gjurgjice, km60 ka ndodhur nje incident zjarri me deme materiale ku si pasoje eshte djegur nje automjet me targa vendore. Ne vendin e ngjarjes ka dal Policia dhe zjarrfikësit te cilet kanë reaguar ndaj ketij incidenti.”, tha Hoxha./Arbresh.info/

Të ngjashme