Në mëngjesin e së enjtes një veturë me targa serbe është djegur në Leposaviq.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshan.
Sipas tij, dëme materiale kanë pësuar edhe dy vetura të tjera që kanë qenë afër veturës që është djegur.
Në lidhje me rastin nuk është arrestuar ende ndonjë i dyshuar teksa është iniciuar si “Zjarrvënie”.
“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se ne Leposavic ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhe me targa Serbe RA. Ne vendin e ngjarjes kanë dale njësiti i patrullës se bashku me zjarrfikësit te cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes .Gjatë shqimit te vendit te ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar eshe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj vetureje. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si Zjarrëvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin.”, tha Elshani./Arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...