Google ADS

Digjet një objekt në oborrin i QKUK-së në Prishtinë, policia jep detaje

16:17 | 26 Tetor 2022
E.H

Në rrugën “Holger Peterson” në Prishtinë në një objekt në oborrin e QKUK-së ka shpërthyer një zjarr rreth orës 15:45.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njoftoi se zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, tha Borovci.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme