Google ADS

Digjet një fermë dhe disa kafshë shtëpiake në Leposaviq

10:52 | 3 Tetor 2024
E.G

Një person ka raportuar në policisë se i është djegur ferma ku si pasojë i janë djegur edhe disa kafshë shtëpiake.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Leposaviq rreth orës 04:10, shkruan Arbresh.info.

“Fsh. Soqanicë, Leposaviq 02.10.2024 – 04:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur një fermë ku si pasojë e zjarrit janë djegur disa kafshë shtëpiake. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme