Digjet një fabrikë e mobileve në Shirokë të Suharekës

08:56 | 3 Shtator 2023
E.H

Është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve në Shirokë të Suharekës.

Sipas Policisë, nuk ka të lënduar ndërsa zjarri u lokalizua nga njësitet policore, zjarrfikësit dhe punëtorët e fabrikës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve.

Rasti është duke u hetuar.

“Shirokë, Suharekë 02.09.2023 – 07:20. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve. Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës ka rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme