Google ADS

Digjet një banesë në Pejë, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore

20:47 | 24 Tetor 2023
E.G

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e djegies së një banese në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se  zjarrfikësit kanë arritë me lokalizu zjarrin.

“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar nihmë mjekësore si pasojë e tymit”, tha Gashi për Gazetën Express.

I njëjti tha se në kohën kur ka ndodhur zjarri, askush nuk ka qenë në banesë./Arbresh.info/

Të ngjashme