Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obilqit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tregoi se automjeti i i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht.
“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...