Google ADS

Digjet në Pejë vetura Audi A-8, dëmi rreth 4 mijë euro

10:48 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Raportohet se në rrethana të pa njohura, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë  është përfshirë nga zjarri vetura Audi A-8.

Si pasojë e zjarrit është djegur pjesa e parë e veturës, shkruan arbresh.info.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 4000 euro.

Nuk raportohet për të lënduar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme