Zjarri që ka kapluar fermën e Muhamet Zeqirit nga Babushi i Muhaxherëve (Ferizaj) në orët e vona të natës së mbrëmshme, përveç objektit i ka djegur edhe 28 krerë lopë nga 31 sa i kishte brenda në stallë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e forenzikës, ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan .
Feti Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit ka thënë për FerizajPress, se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve.
“Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorat dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri I ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që I ka komuna ti dalim në ndihmë” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.
Edhe pronari I fermës Muhamet Zaqiri i cili në këto raste e kishte të vështirë të pajtohej me këtë humbje të 28 krerëve lopë tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë të bëhet diçka.
Sipas Zeqirit zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenfzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.
Ekipet nga Komuna dhe Ndërmarrja Pastërtia kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...