Digjet banesa në Dibër, zhduket vajza e mitur

22:16 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Një banesë në fshatin Guri i Zi, të njësisë administrative Arras në Dibër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme rreth orës 18:30.

“Është ngritur grupi hetimor dhe së bashku me Patrullën e Përgjithshme kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim edhe me ndihmën e banorëve të fshatit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur përreth. Banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht”, ka njoftuar policia.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhet vajza e G.T., e cila nuk është zhdukur.

“Vajza e të zotit të banesës, shtetasja O.T., rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e frikësuar dhe është fshehur. Policia po vijon kontrollin përreth zonës për gjetjen e saj”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme