Një autobus urban “24 Yjet” është përfshirë nga flakët në Hajvali të Prishtinës.
Në këtë video të dërguar nga lexuesit e arbresh.info shihet një shpërthim që ndodh derisa zjarrfikësit kishin dalur në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.
Arbresh.info ka kontaktuar me shefin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka i cili ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.
“Jo fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar”- tha Zeka.
Tutje burime të portalit bëjnë të ditur se gjatë ngasjes së autobusit ka ndodhur një krismë, ku pasagjerët janë urdhëruar nga shoferi të dalin me urgjencë jashtë.
Ndërsa bëhet e ditur se autobusi ka marrë flakë nga pjesa motortike ku gjendet nafta. /arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion