Google ADS

Digjen tri vetura në Pejë, zjarri përfshiu lokalin e një “Rent a car”

15:53 | 2 Prill 2024
E.K

Tri vetura janë djegur mëngjesin e sotëm në Pejë, pasi zjarri ka përfshirë hapësirat e një lokali “Rent a car”.

Incidenti me zjarr ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kështu ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar. Vlera e dëmit është e konsiderueshëm’, tha Rugova./Arbresh.info

Të ngjashme