Nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë dhe rajon, kanë bërë që të shkaktohen edhe shumë zjarre nëpër pyje, shkruan arbresh.info
Sipas kryeshefit të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, dëmi i pyjeve në Kosovë nga zjarret konsiderohet të jetë deri në 300 hektar, edhe pse sipas tij, nuk ka ende të dhëna zyrtare.
“Sa i përket sipërfaqeve të përfshira nga zjarret nuk kemi shifra të sakta, mirëpo ato sillen rreth 300 hektarë. Këto zjarre janë të ultë sipërfaqësore me dëme jo te mëdha. Ekipet tona tani për tani janë në teren duke u marr dhe monitorim dhe shuarjen e zjarreve kështu që pas përfundimit të temperaturave të larta ekipet profesionale do të bëjnë vlerësimin duke përfshi sipërfaqet e përfshira dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe në fund do ta kemi një raport të përgjithshëm ne nivel të APK-së”, tha Zejnullahu për Abresh.info.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave është autoritet kompetent për shuarjen e zjarreve ndërsa autoritet komunale për mbrojtjen e pyjeve.
“Agjencia Pyjore e Kosovës ne Bashkëpunim me MPMS ka angazhua 120 punëtor sezonal duke filluar prej 15 korrikut deri me 15 tetor të çilet janë të pajisur me mjete te nevojshme nga APK-ja dhe së bashku me zyrtaret e APK-se po marrin pjesë aktive në shuarjen e zjarreve,ndihma nga autoritetet komunale është e vogël por ndihma ma e madhe për ne do te ishte zbulimi i personave që ndezin zjarre dhe sjellja e tyre para drejtesisë (edhe pse nga drejtesia deri tash shume pak kemi pa hajr ne sektorin e pylltarisë”, tha Zejnullahu.
Tani për tani, sipas tij situata është plotësisht nën kontroll, duke vlerësuar se ka nevojë për një mobilizim dhe kujdes te shtuar.
Zejnullahu ka thënë së përhapja e zjarreve varet nga kushtet atmosferike që do të ketë ditët në vazhdim,
“Përhapja e zjarreve varet nga kushtet atmosferike që do të ketë ditët në vazhdim por ekipet tona janë në teren dhe bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të përhapjes së ndonjë vatre zjarri dhe varësisht prej intensitetit të zjarrit do te angazhohen edhe ekipe duke përfshi edhe FSK-në”, shtoi Zejnullahu.
Temperaturat tropikale të muajit korrik të kanë mbretërua në shumë vende te Evropës kanë shkaktua shumë vatra te zjarreve me përmasa te intensitetit të lartë gjë që kanë shkaktuae shumë dëme në pyje.
“Për fat në Kosovë zjarret janë paraqit tek në muajin gusht dhe gjendja tani për tani është ma e mira në rajon” shtoi ai./Blerta Agushi/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...