Katër automjete janë përfshirë nga zjarri sot në orët e para të mëngjesit në “Rrugën B” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës. Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se dy automjete janë djegur tërësisht dhe dy të tjera që kanë qenë të parkuara afër, janë dëmtuar pjesërisht.
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa rasti është cilësuar si zjarrvënie.
“Sot rreth orës 03:00, është raportuar se në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri. Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...