Digjen dy veturat e deputetes

10:32 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj, transmeton tch.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi provat për identifikimin e autorëve. Kalthi do të merret në pyetje nga hetuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme