Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas djegies së dy veturave zyrtare të kësaj komune.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci thotë se shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë.
“Komuna e Zveçanit dënon rastin e djegies së dy veturave zyrtare të komunës. Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë. Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...