Google ADS

Digjen dy vetura në Pejë

08:57 | 19 Dhjetor 2023
E.H

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, automjetet me targa civile kanë qenë të parkuara në trotuar afër shtëpisë, shkruan Arbresh.info.

Njësiti zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin

“Rr. Mbreti Zog- Pejë 18.12.2023-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë përfshirë dy automjetet e tij me targa civile të parkuara në trotuar afër shtëpisë. Njësiti zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme