Google ADS

Digjen disa vetura në një auto-servis në Vushtrri, policia nis hetimet

10:43 | 28 Gusht 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se janë djegur disa vetura në një auto-servis në Vushtrri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore, zjarrfikësit si dhe eksperti i zjarrit dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Policia bën të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.

“Vushtrri / 27.08.2024 – 12:00. Si pasojë e një zjarri, i cili ka ndodhur për shkaqet (ende) të panjohura, janë djegur disa vetura në një auto-servis pronë e ankuesit mashkull kosovarë. Njësit relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme