Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc të Drenasit, përkatësisht afër Gurit të Plakës, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia, ndërsa për se afërmi ka qëndruar edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, bën të ditur Komuna, nëpërmjet një njoftimi.
Sipas informatave të para zyrtare nga ana e Policisë në Drenas, ende nuk dihet si ka ardhur deri te djegia e pyjeve.
“Lladrovci gjatë qëndrimit ne vendin e ngjarjes, u ka bërë apel gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe të mos i dëmtojnë pyjet, me theks të veçantë ka bërë apel që të mos djegin hamulloret (sarrnishtet) sepse ato ara që kanë afërsi malet, shkaktohet edhe zjarri”, thuhet në njoftim.
Pas tre ore punë të pandërprera të zjarrfikësve të Drenasit ka qenë e pa mundur lokalizimi i zjarrit, pasi që terreni ishte i papërshtatshëm dhe zjarrfikësit janë detyruar që me çanta shpine të lokalizojnë zjarrin, prandaj ndihma është kërkuar edhe nga zjarrfikësit e Komunës së Skenderajt dhe të Malishevës, bën të ditur njoftimi.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë