Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast ka bërë të ditur se Diellza Kuka është zgjedhur kryetare e Aleancës së Gruas.
“Aktualisht në Aleancë janë mbajtur 341 kuvende në nëndegë. Është mbajt kuvendi i aleancës së gruas dhe janë mbajtur 23 kuvende në degë. Sot do të mbahet kuvendi i aleancës së të rinjve”, tha Haradinaj.
Tutje Haradinaj tregoi edhe për qytetet tjera që do të mbahen kuvendet zgjedhore.
“Janë mbajtur kuvendet e degëve në Gjakovë, Ferizaqj, Pejë, Rahovec e Malishevë. Vazhdojnë kuvendet edhe në Prishtinë, Drenas, Bushtri dhe Junik me 5 qershor e kemi Kuvendin e AAK. Kuvend i përgjithshëm që mbahet në kohën e rregullt i cili ka dy pjesë, të punës dhe pjesën zgjedhore që do të zgjidhet kryetari dhe këshilli drejtues. Demokracia në Kosovë ka nevojë për demokraci të brendshme të partive”, tha ai.
Haradinaj përmendi po ashtu në këtë konferencë edhe garën në Prizren.
“Për mu ka qenë domethënëse gara më Prizren. Ishin tre kundër kandidat u mbajtën në dy raunde, në fund kundër kandidatët i’a uroj atij që fitoi”, tha ai.
Kurse e sapo zgjedhura kryetare e Aleancës së Gruas në AAK Diellza Kuka, tha se AAK-ja rolin e gruas në politikë e ka trajtuar me kujdes të veçantë.
“Duke e ditë që përfaqësimi i grave është i domosdoshme në demokraci. AAK-ja rolin e gruas në politikë e ka trajtuar me kujdes të veçantë”, tha ajo.
“AAK po shtrihet në të gjithë Kosovën, sot me kënaqësia gjemë se AAK në kuadër të aleancës së gruas ka gra të zonja e profesioniste. Aleanca është derë e hapur për të gjitha gratë”./EO/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...