Google ADS

Diell dhe vranësira të shpërndara, moti për sot

07:14 | 18 Maj 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç njofton IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme