Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:16 | 8 Tetor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme