Google ADS

Diell dhe vranësira – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15:45 | 25 Gusht 2024
E.G

Instituti Hidtometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe relativisht të qetë.

Parashihen edhe riga shiu vende vende në ditë të caktuara, shkruan Arbresh.info.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-4m/s.

Indeksi UV gjatë gjithë javës mbetet i lartë, prandaj udhezohet respektimi i këshillave të IKSHP./Arbresh.info/

Të ngjashme