Diell dhe reshje shiu – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

11:47 | 5 Maj 2024
E.H

Moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën, enjten dhe premten do të ketë reshje shiu të përcjellura edhe me shkarkime rrufesh, përcjell Arbresh.info

Temperatura minimale do të jetë nga 4 deri 9 gradë celsius ndërsa maksimalja pritet të lëvizë nga 20 deri 25 gradë celsius.

Motit nga e hëna deri të premten (6 deri 10 maj 2024):

E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë –Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E merkure-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojndo të jen relativisht të mira dhe stabile.

Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 liter për metër katrorë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme