Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe shi.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile, shkruan Arbresh.info.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (29prill -3 maj 2024):
E hënë
Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
E martë
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E merkure
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.
E enjte
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare./Arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?