Dërgesat nga diaspora, në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Po ashtu, ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, remitencat vazhdojnë të shënojnë rritje. Shuma e remitencave në vitin 2017 ishte 759.2 milionë euro, derisa në vitin 2016 ishin 691 milionë euro.
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA-ja, Italia, Suedia, Austria, Franca, Britania e Madhe dhe shtete të tjera.
Përveç remitencave që dërgohen vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare emigrantët nga Kosova shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime, sidomos gjatë stinës së verës.
Janë kushtet e rënda socio-ekonomike në Kosovë që kanë obliguar emigrantët t’u dërgojnë para familjeve të tyre.
Bajram Thaçi jeton në Gjermani. Ai thotë se ka ndihmuar për vite me radhë familjarët e tij Kosovë.
“Po, ata kanë pasur nevojë për ne dhe iu kemi ndihmuar. Disa prej tyre kanë qenë pa punë dhe kanë pasur nevojë për neve. Tani, disa edhe janë punësuar dhe më nuk kanë nevojë për parat tona”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ndërsa, Astrit Kastrati thotë se pa mbështetjen e familjarëve të tyre nuk do të arrinin të ja dilnin me pagat që marrin në Kosovë.
“Kam shumë familjarë jashtë vendit. Ata na ndihmojnë mua më kanë ndihmuar për studimet e mia kanë paguar të gjitha çfarë kam pasur nevojë, fakultetin, banesën ku jetojë me qira, të gjitha. Por, kur të punësohem do ta mbaj veten dhe nuk do të pres paratë e tyre. Unë ju jam falënderues për të gjithë që ata kanë bërë për neve këtu”, thotë ai.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet që pranon më së shumti dërgesa nga diaspora, apo emigrantët e saj që jetojnë në vende të ndryshme.
Eksperti i çështjeve ekonomike Mejdi Bektashi tha për Radion Evropa e Lirë se me liberalizimin e vizave, edhe remitencat do të shënonin rritje.
“Për vitin e ardhëm ose me liberalizimin më të shpejtë të vizave, ardhja e remitencave do të jetë edhe më e madhe, për shkak të mundësisë së qarkullimit më të lirë të qytetarëve të Kosovës, kryesisht të rinjve, që do të shkojnë edhe në shkollim edhe mund të punojnë punë të caktuara për të sjell remitenca në Kosovë. Besoj që nëse bëhet liberalizimi do të kemi rritje të remitencave, në të kundërtën do të kemi ngecje ose ngadalësim të ardhjes së remitencave në Kosovë”, thotë Bektashi.
Sidoqoftë, sfiduese mbetet që mjetet e dërguara nga diaspora, të cilat shfrytëzohen më tepër për konsum, të orientohen në investime që sjellin përfitime më të mëdha.
Qeveria e Kosovës kishte premtuar lehtësime për diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë.
Sipas premtimeve nga Qeveria duhet të rritet pjesa e remitencave që dedikohet për investime, në mënyrë që të gjenerohen vende pune dhe zhvillim ekonomik, duke përfshirë sektorin e prodhimtarisë, shërbimeve dhe të bizneseve familjare.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë./REL
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...