Diaspora tashmë ka filluar të zgjedhë se kush duhet të qeverisë me vendin dhe kush duhet të jenë përfaqësues të popullit në legjislativ.
Lexues të arbresh.info nga diaspora kanë bërë të ditur se tashmë kanë filluar të votojnë përmes postës.
Fushata elektorale po vazhdon në Kosovë, dhe deri të premten koalicionet dhe partitë politike do të shpalosin programin e tyre para elektoratit.
Gjatë ditës edhe vetë kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka përmes një video mesazhi, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen më 11 qershor.
“Secili prej nesh ka obligim ndaj këtij vendi, që të japë kontributin e tij në ndërtimin dhe fuqizimin e demokracisë. E drejta e votës është e drejtë demokratike e juaja. Bëhu pjesë e këtij vendimi, jepe kontributin tend,” ka thënë Daka.
Të shtunën e ardhshme është heshtje zgjedhore, dhe nga mëngjesi i të dielës, qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme nacioanle./arbresh.info/
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” pezullon aktivite...
Abdixhiku: Me LDK-në bizneset do të shohin shtetin si partne...
Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdoj...
Tiranë, bie aksidentalisht nga pallati një 57-vjeçar
Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhu...
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë...