Diaspora Shqiptare letër Merkelit: Liberalizoni vizat për Kosovën

22:58 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Këshilli Koordinues i Diasporës shqiptare i kërkon Kancelares Angela Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përmes një letrë dërguar Merkel, Këshilli Koordinues i Diasporës shprehet se shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, thotë Këshilli Koordinues i Diasporës, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave.

15 anëtarët e Këshilli Koordinues i Diasporës ka uruar Gjermaninë për marrjen e presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian dhe kërkon nga Merkel angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letrat e plotë e Diasporës drejtuar Angela Merkel

E nderuar Zonja Kancelare Dr. Angela Merkel,

Ju shkruajmë si Këshill Koordinues i Diasporës, Institucionshtetëror që përfaqësoninteresat e diasporës shqiptareme banim në vende të ndryshme të botës.

Së pari, Ju përcjellim urimet tona më të mira për Presidencën Gjermane të BE. Jemi plotësisht të bindur se ashtu si Gjermania edhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë progresin në rrugën e drejtë.

Sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, posaçërisht në këtë periudhë pandemie, janë të mëdha dhe ne jemi të bindur se nën udhëheqjen Tuaj do të jemi në gjendje t’i kalojmë ato me sukses.

Zonja Kancelare, përmes kësaj letre dëshirojmë gjithashtu angazhimin Tuaj për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyra te caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave.

Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare,e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ne shprehim besimin që liberalizimi i vizave do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në respektimin e të drejtave themelore të njeriut por edhe në ekonomi, kulturë si dhe në procesin e negociatave me Serbinë, proces në të cilin Bashkimi Evropian ka një rol të pazëvendësueshëm.

Jemi shumë mirënjohës që Ju personalisht dhe Gjermania, po e mbështesni prej kohësh liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo gjë të bëhet realitet.

Duke ju uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme,mbetemi në pritje të përgjigjes Suaj pozitive.

Ju lutemi Zonja Kancelare, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta dhe konsideratën mëtë lartë.

 

Të ngjashme