Shoqatat kulturore shqiptare dhe personalitete aktive nga landi më i madh në Gjermani, Nordrajn Vestfalen, të mbledhur me iniciativën e Shoqatës Kulturore Integruese “Identitet” me seli në Dyseldorf, përmes një peticioni kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës, të mos e injorohet më diaspora shqiptare në botë, raporton televizioni publik i Kosovës.
Përfaqësuesit kanë kërkuar përfaqësim direkt të diasporës në institucionet e vendit përmes vendeve të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Mërgata Shqiptare sidomos ajo nga Kosova, që nga paslufta është pjesa më e anashkaluar dhe e përçmuar e shoqërisë”, thuhet në një peticion dërguar institucioneve të Kosovës nga Shoqatat kulturore shqiptare, “Identitet” me seli në Dyseldorf, në krahinën më të madhe në Gjermani, Nordrajn Vestfalen. “Diaspora është pjesa më e merituar e para luftës, gjatë luftës, por edhe tash dhe është pjesa më aktive e shoqërisë kosovare”, thuhet në peticion.
“Zgjedhjet e përgjithshme politike të fundit, të mbajtura në Kosovë, ishin edhe një shkak më shumë i zhgënjimit të qytetarëve, pasi mërgata edhe njëherë u përjashtua nga e drejta kushtetuese për të votuar”, thuhet tutje, teksa shtohet se “është koha e fundit që Republika e Kosovës të sillet me qytetarët e saj në mërgim si Nënë, e jo si njerkë”.
Ndër kërkesat e shtruara në këtë peticion janë: Regjistrimi i diasporës; të hiqen pagesat e dyfishtë të sigurimeve të automjeteve në kufi; të krijohen kushte dhe ti mundësohet mërgatës të votojë, jo me postë, por në mënyrë elektronike dhe votim të drejtpërdrejtë në vendvotime në Ambasada, Konsullata, apo edhe në selitë e klubeve dhe shoqatave shqiptare; të bëhet përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit me vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës, pastaj që “stafi i Ministrisë së Diasporës të drejtohet nga diaspora” etj
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...