Numri i votave të pavlefshme në nivel vendi ka qenë dukshëm më i madh se nga ato që kanë ardhur me postë. Gazeta Express ka siguruar numrin e saktë e votave të pavlefshme deri më tani.
Nga 830.748 fletëvotime brenda kutive të numërimeve, në rezultatet që janë proceduar online deri më tani figurojnë 40.732 fletëvotime të pavlefshme.
Sa u përket votave të diasporës, apo atyre me postë, gjithsej kanë qenë 13 mijë e 491 vota, derisa prej tyre vetëm 250 kanë qenë të pavlefshme.
Nga votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, saktësisht 7030 vota, derisa si subjekt i dytë ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 2158 vota.
Sot, ndërkaq, është marrë vendim që të shkohet në rinumërim në 530 vendvotime, për shkak të dallavereve që dyshohet se janë bërë me vota.
Rinumërimi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së se fillon sot në orën 16:00. /Express/
Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga M...
Muslija drejt largimit nga Freiburgu
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e u...
Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën
Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fi...
Rutte thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte paso...