Mbi 84 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë për muajin janar 2024.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin janar 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre deri në fund të vitit 2023 ishte 1 miliard e 343 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 63.3%, pasuar nga bankat me 19.4% dhe kanalet tjera 17.3%.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.2 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.75 miliardë euro, duke shënuar rritje për 41 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të janarit 2024 janë zvogëluar për 1.7 milion euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 511.9 milionë eurove./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit i cili me veturën ...
Xheneta flet për herë të parë për mashkullin që la në pritje...
Real Madridi i vetmi klub që mund të bëhet dy herë kampion b...
Shpërthim në një stacion policor në Berlin, dy të plagosur
Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më maltretonte
Pritjet në dalje të Dheut të Bardhë deri në një orë