I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka bërë të ditur se takimet do t’i zhvillojë ndarasi në Bled të Sllovenisë, ku po mbahet Forumi Strategjik dhe po marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme, shkruan Tanjug.
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.
“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajçak.
Në Bled të Sllovenisë janë duke marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun për informacione shtesë për takimin në Bled të Sllovenisë po i njëjti nuk është prononcuar. /arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...