Google ADS

Dialogu për energjinë mes Bislimit e Petkoviçit në Bruksel| Baraliu: Gabim i paparë dhe i pa tolerueshëm për Kosovën

15:37 | 5 Prill 2023
L G

Vazhdimi i dialogut për energjinë mes kryenegociatorëve, atij të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç në Bruksel, po shihet si vazhdim i gabimeve që kishin bërë kryeministrat e Qeverive të kaluara, paraardhës të kryeministri Albin Kurti.

Kështu të paktën po vlerëson Mazllum Baraliu, profesor i së drejtës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediumin online ‘Arbresh.info’, tregon se pse duhet dialog mes kryenegociatorëve të Kosovës me Serbinë, kur sipas tij, kemi një dakordim të një plani ndërkombëtar që po quhet franko – gjerman, e arritur ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç.

“Çështja e energjisë ka në brendësinë e saj një marrëveshje të më hershme në Bruksel. Pastaj, në vazhdim të atij rrëfimi të kompletimit të asaj marrëveshje në biseda gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe po të kryenegociatorëve të tjerëve atje në Beograd, derisa është përfunduar ajo dhe ka pasur një epilog dhe është aktivizuar veriu atje, është ndërmarrja ‘Sever’, e ashtuquajtur në pjesën veriore dhe është dashtë të vazhdojë edhe të licencohet edhe të funksionoi edhe të paguhen borxhet, pra nuk u bë asnjëra”, ka thënë profesori Baraliu për ‘Arbresh.info’.

Tutje, ai ka shtuar se kjo ka qenë dashur të përmbyllet në planin franko – gjerman dhe planin zbatimor në Ohër, sepse sipas tij, kështu po vazhdon me gabime të njëjta edhe Qeveria Kurti, si ato para tij.

“Qytetarët e asaj pjese nuk i kanë paguar borxhet qe dy dekada. Asnjëra nuk ka ndodhur, por, në planin franko – gjerman dhe planin zbatimor në Ohër, kjo punë është dashtë të përmbyllet dhe në atë vijë është dashtë të bisedohet, por, jo që të rikthehet prapa në nivel më të ulët se sa kryenegociatorët të diskutohet, është e pa nevojshme. Kosova po gabon edhe kjo qeveri si ato para saj gjërat në dëm të vetin, çështjet e brendshme të saj t’i vënë në tavolinë të bisedave t’i bëjë çështje faktikisht bilaterale në proces ndërkombëtar. Është gabim i paparë dhe i pa tolerueshëm, sepse kjo pastaj krijon një çark vicioz dhe jo një hap përpara për t’i përmbyllur çështjet bilaterale me Serbinë”, thotë në fund Baraliu.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja që është arritur dje mes Bislimit dhe Petkoviqit për tekstin e deklaratës për të pagjeturit është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e arritur në takimin e kryenegociatorëve dje për tekstin e deklaratës së personave të pagjetur është hapi i parë”, ka shkruar Borrell.

Në Twitter, ai ka bërë thirrje që të dy palët t’i shmangin tensionet dhe të mënjanojnë çdo tension të mundshëm, teksa theksoi se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit duhet që sa më parë të implementohet.

“Serbia dhe Kosova janë pajtuar për marrëveshjen që shpie në normalizim dhe aneksin e saj. BE pret nga dy palët që t’i respektojnë obligimet e marra dhe të fillojnë implementimin sa më shpejtë që është e mundur”, tha numri një i diplomacisë evropiane.

Kjo deklaratë e tij vije menjëherë pas takimit të djeshëm në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorit të së ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, sot ka deklaruar se në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve në Bruksel, Serbia ka pranuar deklaratën për personat e pagjetur.

Në Facebook, Hoti ka thënë se me këtë pranim të deklaratës, Serbia detyrohet t’i hapë arkivat e dokumenteve sekrete për personat e zhdukur me dunë nga shteti serb./Arbresh.info/Pleurat Salihu/

LEXI EDHE

Borrell thotë se pajtimi për deklaratën e të pagjeturve është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes – Arbresh.info

Andin Hoti: Dje Serbia e pranoi deklaratën për të pagjeturit – Arbresh.info

Të ngjashme