Dialogu, paradigmë mossuksesi i Qeverisë Kurti

22:23 | 31 Dhjetor 2021
V. S.

Është çështja më e ndjeshme për Qeverinë e Kurtit, por duket se është edhe më e pa konkretizuara për vitin 2021.

Dialogu më Serbin u mendua të jetë diçka e thjesht para se të vinin në pozitë, por gjërat ndryshuan për Kryeministrin Albin Kurti, posa mori postin e shefit të ekzekutivit, raporton arbresh.info

Përpjekje që të ndryshojë paradigmën e dialogut, nga një dialog të cilin ata e kanë konsideruar të dëmshëm në një dialog në interes të Kosovës nuk pati sukses thotë Demush Shasha, drejtor Ekzekutiv i Instituti EPIK.

“Është shumë herët për të nxjerr një përfundim, por ajo çfarë mund të themi është se viti 2021 ka qenë vit kur mazhoranca e re ka bërë përpjekje që të ndryshoj paradigmën e dialogut, nga një dialog të cilin ata e kanë konsideruar të dëmshëm në një dialog në interes të Kosovës. Në këtë drejtim, kemi parë se takimet e zhvilluar me Presidentin Vuçiq nuk kanë sjellë ndonjë progres”, ka thënë ai.

Refuzimi i Qeverise që të vazhdojë rrjedhjen e mëparshme të dialogut, andaj nëse i jepet kahje tjetër nuk besohet për sukses në fund.

“Qeveria e Kosovës ka refuzuar të vazhdojë rrjedhjen e mëparshme të dialogut dhe ka tentuar të jap një kahje tjetër, në veçanti duke refuzuar paradigmën se Kosova duhet të jap diçka në kuadër të dialogut. Sa do të këtë sukses kjo qasje e Qeverisë Kurti mbetet të shihet vitin tjetër”, deklaroi ai për arbresh.info.

E përveç në dialog, sipas Shashës, Qeveria Kurti ka pasur edhe disa dështime të tjera derisa vlerëson lartë iniciativën e  Qeverisës në reformat strukturore në fushën e sundimit të ligjit.

“Mendoj se një nga dështimet të Qeverisë ka qenë lirimi i masave pandemike gjatë verës me ç ‘rast u rriten eksponencialisht numrat e infektimit dhe vdekjeve. Jashtë kësaj mendoj se kemi qenë dëshmitar të një standardi të ri dhe kualitativ të qeverisjes së mirë ku janë filluar reformat strukturore në fushën e sundimit të ligjit, është kthyer besimi tek meritokracia në kuadër institucioneve publike dhe është instaluar një përgjegjësi e mirëfilltë buxhetore dhe financiare”, ka vlerësuar Shasha.

Se viti 2021 është pa rezultate në dialogun Kosovë-Serbi e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Fatmir  Sheholli.

Sipas tij, viti 2021 dëshmoi se pa inkuadrimin e fuqishëm të SHBA në dialog nuk do të ketë rezultate.

“Në vitin 2021 ka pasur përpjekje për dialog nga ana e Bashkimit Evropian, por duhet konstatuar që dështimi është pikërisht i EU. Kosova as nuk ka humbur, por as nuk ka fituar asgjë nga dialogu në vitin 2021. Ky vit që po e lamë pas na dëshmoi se pa inkuadrimin e fuqishëm të SHBA në dialog nuk do të ketë rezultate”, ka thënë Sheholli për Arbresh.info

Takimi i fundit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq u mbajt më 19 korrik të vitit 2021.

Ky takim në atë botë rezultoi pa sukses, madje takimi përfundoi edhe me ofendime mes palëve.

Ishte ndërmjetësi i dialogut, i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell ai që para atij takimi vlerësoi, se “Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin kapitullin e së kaluarës dhe të shkojnë përpara”. Ai madje shpresonte se palët do të jenë konstruktive dhe pragmatike dhe se do të bisedohet për “hapat që na çojnë përpara”.

E ndonëse u tentua për takime të tjera, dialogu ngeci në momentin kur pala serbe bëri të qartë se në raundin e tretë të takimit tema kryesore do të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe.

Kjo gjë ngriti tensione mes palës kosovare e serbe. Nga dy taborët filluan mesazhet e kundërta.

Derisa pala kosovare tha se një gjë e tillë nuk do të diskutohet, pala serbe vazhdoj me insistime për këtë çështje e që mbrapa e kishte edhe BE-në.

Mos dakordimi përkundër angazhimit të ndërkombëtarëve bëri që viti 2021 të përmbyllet pa një takim të tret mes dy kreve të dy shteteve të cilat po tentojnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare për të normalizuar marrëdhëniet. /V.Selimi/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme