Dialogu Kosovë-Serbi ka mbetur në një ‘rrugë pa krye’ që pas sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Që nga pas lufta, kjo po llogaritet si ngjarja më e rëndë në 25 vitet e fundit, ndërsa kërkohet që ekipi dialogues i Kosovës ta shfrytëzoj si një mundësi të mirë për kthesë të madhe në të mirë të Kosovës.
Ndërsa, krerët e shtetit kosovar kanë paralajmëruar se kthimi i Kosovës në dialog do të jetë vetëm atëherë kur Serbia të ndëshkohet si përgjegjësja kryesore për sulmin e 24 shtatorit.
Para takimeve të ardhshëm të liderëve të Kosovës e Serbisë, njohësi i çështjeve të dialogut, Gazmir Raci thotë se fillimisht duhet të sqarohet çështja e sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Unë mendoj se duhet me u sqaru çështja e sulmit terrorist edhe me u identifiku saktë implikimi i Qeverisë serbe në mbështetjen dhe udhëheqjen e aksionit terrorist. Më pastaj duhemi me fol për çështjen e masave që i janë vendos Kosovës me u heq automatikisht dhe me e ndëshku Serbinë, fillimisht për shkeljen e rëndë që ja ka bo të gjitha marrëveshjeve të Brukselit duke bërë agresion me 24 shtator në veri të Kosovës”, deklaroi Raci për Arbresh.info.
Sipas tij, kur të sqarohen këto çështje, Kosova mund të kthehet në dialog, por me kushte.
“Pastaj mundemi të flasim të rikthehemi në tryezë por me kusht të vetëm që rikthimi në tryezë do të jetë vetëm për planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit, asgjë më shumë e as më pak sesa për çka janë marrë vesh palët në të kaluarën”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Raci thekson se masat që mund të i vendosen Serbisë nga BE-ja dallojnë nga specifikacjonet e shteteve, ndërsa shtoi se “rrugëtimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet me e pas implikimin në këtë drejtim”.
Megjithëkëtë, faktet që ka gjetur Policia e Kosovës sipas Racit, e vërteton mjaftueshëm se Serbia kishte gisht drejtpërdrejt në sulmin në Banjskë.
“Faktet që po dalin çdo ditë prej Policisë së Kosovës po tregojnë implikimin e drejtpërdrejtë në sulmin e Banjskës. Aty nuk ka dyshime. Lidhjet e grupeve terroriste kanë dalë që janë edhe me vet djalin e presidentit Vuçiq. Nuk ka argument më të madh se sa faktet që janë gjet tek pala e terroristëve. Krejt këto materiale janë gjetur tek terroristët dhe përmes tyre po vërtetohet që këta kanë pas lidhje me shtetin serb”, deklaroi Raci.
Njëjtë mendon edhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.
Sipas tij, masat ndëshkuese nuk mjaftojnë. Ai thotë se duhet të bëhet riformatizimi i plotë i dialogut.
“Është e pamjaftueshme kërkesa nga institucionet tona, përfaqësuesi tanë, që vetëm sanksione ti vihen Serbisë, por do të duhej që të kenë rikonfigurim apo riformatizim të dialogut. Duhet të jetë një planë i ri gjegjësisht një renditje e re e gjërave që duhet biseduar për njohjen reciproke jo vetëm de facto por edhe de-juro dhe pastaj të tjera gjëra të hyjnë ashtu siç janë paraparë me marrëveshje e Brukselit dhe të Ohrit”, ka deklaruar Baraliu për Arbresh.info
Megjithatë, sipas tij, edhe po u vendosën sanksione ndaj Serbisë, ato nuk do të ndikojnë aspak negativisht te populli serb.
“Sanksionet që i vendos BE-ja fare nuk mund të ndikojnë të Serbia. Serbia është shtet bujqësor. Fshatari serb ka pasur sanksione edhe në kohën më herët disa herë dhe asgjë sj’a ka lanë. Thjeshtë fshatari serb është solidar, atdhetar e mbron dhe e ndihmon shtetin e vet punon për të. Ne ende nuk kemi arritur që të punojmë më shumë për shtetin se për vetveten”, tha Baraliu.
Ndërprerja e dialogut dhe rreziku për ri-tensionim të gjendjes në veri, ka bërë që pesëshja e madhe e ShBA-së dhe BE-së të zbarkojnë në zyrën e Vuçiqit në fund të këtij muaji.
Pesëshja e madhe përbëhet nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, si dhe emisarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Por sa do të ndikoj ky takim në bindjen e Serbisë për bashkëpunim për hetimin e sulmit të 24 shtatorit, përgjigjet Baraliu për Arbresh.info.
“Jo asgjë nuk do të ndikoj, është vetëm humbje kohe. Serbia do të luaj lojërat, do të vazhdoj lojërat edhe këtë haptas e kanë deklaruar në frymën e projektit të Serbisë së madhe. Ata janë të një anshëm dhe ata e kanë sjell Serbinë në këtë gjendje duke e favorizuar, duke i dhënë mundësi prandaj ai është motivuar që të sulmoj. Ai ka sulmuar NATO jo vetëm Kosovën”, tha në fund Baraliu.
14 shtator, ishte hera e fundit që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ulën në tryezën e diskutimeve.
Palët u ndan nga ky takim pa ndonjë pajtim mes njëri-tjetrit, teksa u fajësua me zë të lart Kosova, në theks të veçantë Kurti.
Nga ky takim doli në favor Serbia, por hiq më pak se 10 ditë më vonë, doli ‘fytyra’ e vërtet e Serbisë si ‘agresori’ më i madh në Ballkanin Perëndimorë.
Një grup serb i armatosur deri në dhëmbë kryen sulm terrorist me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë heroi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serb.
Përgjegjësin për sulmin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbë, Millan Radojçiq.
Ndërsa sipas krerëve të shtetit, ky ka qenë një planë i Serbisë për aneksimit e veriut.
Ndonëse kanë kaluar mbi 2 javë, Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë masa ndëshkuese për Serbinë, ani pse të gjitha dëshmitë janë ekspozuar e vërtetuar që sulmi terrorist ishte i përkrahur nga agresori serb./Arbresh.info/Ejona Hyseni
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...