Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se të enjten do të takohen Kosova dhe Serbia në Bruksel në nivelin e ekspertëve. Ai ka thënë se në takim nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas një muaji bllokadë, Kosova dhe Serbia do të rikthehen në tavolinën e negociatave.
Bashkimi Evropian ka konfirmuar për Express se Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq do të takohen të enjten në Bruksel.
“Takimi i ardhshëm i nivelit të ekspertëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja do të zhvillohet këtë të enjte më 29 Tetor në Bruksel. Ky takim është ai që ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në fund të shtatorit por është dashur të shtyhet për të parandaluar masat parandaluese të karantinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit”, thuhet në përgjigje.
Peter Stano tutje tha se në takimin e së enjtes nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Kryenegociatorët do të takohen për të diskutuar zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës”, tha ai.
Ndërkaq dje zëdhënësi i BE’së, Peter Stano deklaroi se takimet në Bruksel do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale belge të futura për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Takimi i 29 tetorit vjen pasi ishte shtyrë takimi i paraparë në fund të shtatorit.
Njëra nga arsyet e shtyrjes së takimit ishte edhe refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të cilën kishte insistuar Serbia.
Çështja e Asociacionit në Kosovë po shihet si problematike në implementim dhe të njëjtën e kanë kundërshtuar të gjithë liderët politikë.
Emisari i BE’së Miroslav Lajçak i cili ndërmjetëson takimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një vizite në Kosovë dhe Serbi para dy javësh kishte deklaruar se dy vendet duhet të konsiderojnë ndryshimin e kushtetutës nëse duan të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare për ta përfshirë atë në rendin ligjor dhe kushtetutës.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet