Zgjedhjet e 17 tetorit po dalin të jenë shkas që opozita në një formë përmes kauzave “fiktive”, po mundohen ta paraqesin të pa papërgatitur pushtetin aktual karshi dialogut.
Të paktën kështu po e vlerësojnë ata që merren më çështje të politikës, duke vlerësuar se edhe më shumë është theksuar me çështjen e arkivave.
Sipas Gazmir Racit, njohës i çështjeve politike thotë se opozita në çdo element të rëndësishëm ose jo mundohet të kyçet shkaku i zgjedhjeve.
“Opozita e ka problemin tash në kohë të zgjedhjeve, dhe mundohet që në çdo element të rëndësishëm e të parëndësishëm të kryqen shkak i zgjedhjeve lokale dhe s’po merren me esencën e dialogut. Çështja e arkivave s’u dashtë mu hap në dialog të Brukselit pasi s’kemi qa me hap, e as me fshehë. Opozita e ka këtë rol që në çdo çështje të ndërhyj”, vlerëson Raci.
Opozita vazhdimisht ka shprehur qëndrimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka patur arkiva, duke nënkuptuar se pala kosovare është dakorduar në Bruksel për hapje të arkivave që nuk ekzitojnë.
Pavarësisht kësaj, ekzekuviti në vazhdimësi ka bërë të ditur se është folur për arkiva shtetërore dhe se asnjëherë nuk është përmendur arkiva e UÇK-së.
Për dallim nga Raci, Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Qeveria ka filluar dhe është duke proceduar me procesin e dialogut duke lënë hapësirë që të vihet në pikëpyetje profesionalizmi i tyre në mbarëvajtjen e dialogut.
Qeveria i ka lënë hapësirë opozitës të reagojë sipas Marmullakajt, sidomos pas deklarimeve për hapjen e arkivave.
“Mos shpjegimi në tërësi se çfarë është menduar me këtë, normal që ngritë pyetje si nga spektri politik opozitar e po ashtu edhe nga shoqëria në tërësi. Prandaj vlerësoj se procesi i dialogut duhet të jetë më i përgatitur, më i konsultuar me mekanizmat relevant dhe me partitë opozitare, si dhe më transparent për të evituar keqkuptimet publike por edhe hapësirat që dialogu të përdoret për përfitime politike nga partitë politike”, ka përfunduara Marmullakkaj për arbresh.info
Opozita ishte kritike e ashpër krahas reagimit të qytetarëve për çështjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se kjo parti i qëndron besnike platformës së tyre për dialogun.
“Për neve është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejtë dhe të sjellë njohjen e Kosovës si shtet I pavarur nga ana e Serbisë pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës së Kosovës, PDK-ja është partia e vetme që ka platformën e vet për dialogun për vijat e kuqe që janë të padiskutueshme dhe ne i qëndrojmë kësaj platforme besnike”, deklaroi Krasniqi ditë më parë.
Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte mbajtur më 19 korrik, takim ky me mjaft tensione.
E më të ashpër rikthimin sërish në tryezë të diskutimit për një zgjidhje e bënë hapja e arkivave të të dyja vendeve, pasi kritikët vlerësojnë se Serbia nuk do ta bëjë një gjë të tillë./V.Selimi/arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...