Google ADS

Dialogu në Bruksel| Këto tema do të diskutohen, në mesin e tyre edhe për të zhdukurit e kompensimet e luftës

09:46 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nisë procesi i dialogut, Kosovë -Serbi.

Kosova të përfaqësohet nga kryeministri, Avdullah Hoti dhe në anën tjetër Serbia, nga presidenti, Aleksader Vuçiq, shkruan Arbresh.info.

Mediet në Beograd shkruajnë se temat e diskutimit do të janë të zhdukurit, të zhvendosurit dhe kompensimet e luftës, shkruan Arbresh.info.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se do të bëhet fjalë për të zhdukurit,  zhvendosurit, dhe për pronën, domethënë rregullimin e marrëdhënieve ekonomike. Nga deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, mund të dëgjohet se shqiptarët e Kosovës do të vendosin kompensimin e luftës, kthimin e dokumentacionit kadastral , në mënyrë të pashmangshme, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Tanjug, në BE, përpara se të vazhdojnë negociatat, ata insistojnë në tre mesazhe. E para është se procesi duhet të jetë “mbi politikën e brendshme”, dhe e dyta dhe e treta janë që të dy palët duhet të përgatisin një pozicion për negociata, por edhe publikun e tyre për një marrëveshje.

BE thekson se puna nuk do të jetë e lehtë dhe se pa vullnetin politik të të dy palëve, nuk do të ketë marrëveshje.

Prandaj negociatorët e BE-së po njoftojnë një “proces dinamik” të negociatave, i cili duhet të intensifikohet menjëherë pas pushimit të verës, në javën e parë të shtatorit./Arbresh.info/.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme