Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas Brukselit ka arritur në kryeqytetin gjerman.
Në Berlin, Thaçi do të jetë panelist kryesor në konferencën e organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, shkruan arbresh.info.
Këtë vit, në këtë konferencë do të flitet për dialogun në Ballkanin Perëndimor, ku ai ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zë vendin kryesor, meqë dy shtetet tash e disa muaj nuk janë duke u takuar për të vazhduar dialogun, i cili ishte përcaktues për integrimet euroatlantike.
Sipas agjendës së kësaj konference, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të jetë në një panel me ish-ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger, me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton dhe me ish-ambasadorin amerikan, Frank Wiesner.
Në agjendë thuhet se në këtë panel do të flitet për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tre penalistët ndërkombëtarë janë njohës të mirë të Kosovës dhe disa prej tyre ishin edhe pjesë e negociatave në Vjenë 2006-2007, derisa Ashton arriti marrëveshjen e vitit 2013.
Procesi i dialogut edhe më tutje mbetet i bllokuar, për shkak të agjendës agresive të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe taksës kosovare ndaj produkteve serbe. Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...