Dialogu Kosovë-Serbi, Shqipëria t’i mbështesë shqiptarët pa kushte

10:38 | 30 Mars 2024
K.B

Sipas Barometrit të Euronews Albania, shumica e shqiptarëve në të dy vendet, Kosovë dhe Shqipëri, mendojnë se ne raport me dialogun me Serbinë, Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën pa kushte.

Kur bëhet fjalë për mbështetjen e Kosovës, 63.2 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria duhet ta mbështesë pa kushte Kosovën në dialogun me Serbinë, edhe kur kritikohet nga faktori ndërkombëtar. Të njëjtin mendim kanë edhe 72.8 për qind e shqiptarëve të Kosovës.

16.2 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë janë neutral kur pyeten për mbështetjen që shteti shqiptar duhet të japë për shtetin e Kosovës, ndërkohë që neutral janë edhe 15.3 për qind e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk janë dakord me mbështetjen pa kushte të Shqipërisë ndaj Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë 17.4 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë. Të njëjtin mendim ndajnë edhe 5.6 për iqnd e shqiptarëve të Kosovës.

3.2 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë janë shprehur ‘nuk e di’ kur janë pyetur në lidhje me këtë dhe 6.3 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë ndarë të njëjtin mendim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme