Ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është zhgënjyese se si as pas më shumë se një decenie pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit gjërat nuk kanë lëvizur.
Reeker ka thënë se ka marrë pjesë dhe ka punuar me kolegët e BE-së kur ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara më shumë se një dekadë më parë në dialogun fillestar të BE-së të udhëhequr nga baronesha Catherine Ashton, atëherë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.
“Dhe, ne patëm sukses. Ishte Marrëveshja e Brukselit. Është e habitshme të shohësh se më shumë se një dekadë më vonë, gjërat nuk kanë lëvizur më shumë. Dhe kjo është zhgënjyese. Mendoj se do të ishte mirë nëse të gjithë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën, të kuptonin se është koha për të ecur përpara. Keni strukturë, më shumë marrëveshje në dialog. Përdorni ato. Nëse kjo nuk funksionon, gjeni metoda të tjera për ta bërë atë. E keni pasur Miroslav Lajçakun, për shembull, i cili me guxim e bëri punën për t’i bashkuar palët”, tha Reeker në një intervistë për “N1”, duke shtuar se ka pasur zgjedhje të reja në BE, transmeton Telegrafi.
“Keni një komision të ri [evropian], keni një administratë të re amerikane, keni një qeveri të re të Mbretërinë e Bashkuar. Ky ishte një vit zgjedhor. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës pati mundësinë të votonte. Mendoj se është koha për të kaluar nga këto konflikte të stërzgjatura”.
Diplomati amerikan është pyetur edhe lidhur me spekulimet se Trump mund të shkurtojë shpenzimet e NATO-s dhe nëse kjo do të ndikojë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Reeker mendon se KFOR-i ishte një mjet shumë efektiv që u krijua me mbështetjen amerikane, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen amerikane deri më sot.
“Mendoj se është shumë e mundur që administrata e dytë e Trump të shohë KFOR-in dhe të thotë: pse po e bëjmë këtë?… Ai dëshiron të reduktojë dislokimin e trupave amerikane jashtë vendit. Ai dëshiron të dijë se si na kjo sjell dobi? Prandaj them, çfarë do të bëjë rajoni për ne në Shtetet e Bashkuara? Kemi shumë gjëra për të përballuar. Nuk mund të parashikoj saktësisht se si kjo do të rishikohet. Ka kohë që administrata e re të marrë detyrën më 20 janar. Zyrtarët duhet të zënë vendet e tyre, vendimet do të merren në atë kohë, padyshim në konsultim me Kongresin dhe jam i sigurt edhe me aleatët. Por aq më tepër nëse kujtojmë se sa kanë kaluar, 25 vjet nga lufta në Kosovë dhe më shumë se një dekadë që nga dialogu që prodhoi Marrëveshjen e Brukselit. Pra, është koha për të vazhduar me këto gjëra”, tha ai. /Telegrafi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...