Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës organizon tryezën me temën “Perspektiva e analistëve për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi”.
Në këtë konferencë morën pjesë profesorët Milazim Krasniqi, Ibrahim Gashi dhe Adem Beha.
Profesori i Gazetarisë Milazim Krasniqi ka thënë se, nuk ka dialog më një Serbi të tillë, përderisa Serbia e mban Kosovën në kushtetuese.
Gjithashtu tha se nëse ju të rinj ikni nga ky vend, ky vend do të mbetet shkret.
“Lehtësia me të cilën përbehet teknologjia të na është e pa përballueshme sepse flitet për dialog negociata për pranimin e Kosovës në OKB, në rastin e 20 vjetorit te bombardimeve te NATO-s Serbia asnjë qasje nuk ka ndryshuar ndaj Kosovës është e njëjta mendësi. Nuk ka dialog as negociata më një serbi të tillë ju si te rinj mbajeni në mend, për shkak se Serbia Kosovën e mban brenda kushtetues. Prandaj deri sa Kosova është në kushtetutën serbe derisa Serbia pengon Kosovën ne organizata nuk tregon për të pagjeturit, çfarë mund te presim nga ky dialog. Ne më afër i jemi luftës se sa afër paqes me këtë mentalitet që ekziston sot. Para se me filluar dialogu duhet të hiqet kushtetuta e Serbisë duhet të pranohet Kosova në organizata dhe me këto mund ta formohet një fazë e re për dialog. Ne më keq jemi sot në vitin 2019 si shtet se sa në virin 2008. Serbia e Vuciqit është një Serbi tjetër sepse ka krijuar marrëdhënie të reja me Serbinë e Kinën etj. Kosova nuk ka shanca me pas dialog me Serbinë, madje Kosovën nuk po e njeh as NATO. Këta kanë hyrë në një binarë qe nuk kanë shanc me dal triumfues ju duhet të mendoni me ik nga ky vend dhe nëse ju ikni nga ky vend ky vend do të mbetet shkretë”, tha Krasniqi.
Edhe Profesori i Historisë Ibrahim Gashi tha se, me këtë dialog në kemi ardh në një pikë që dialogu na është bërë si parakusht i shtetit të Kosovës. Sipas tij në këtë raport Kosovë serbi nuk besojë se jemi në fazën përfundimtare me Serbinë.
“OKB mirëpret fillimin e një dialogu Kosovë Serbi, ku dialog nuk erdhi nga Kosova po drejtpërdrejt nga Serbia sepse pas saj do të pasonte një seri e njohjeve dhe kjo ndodhi pikërisht fillojë ky dialog i famshëm. Përfitimet e Serbisë ishin për të krijuar një imazh se përnime po e don dialogu. Serbia vazhdimesh bëri shenja shkojë në Bruksel e në anën tjetër për 7 vite resht punoj me Kanale zyrtare. Ky procesi i dialogut e ka stërkeq formimin e nënshtetësisë së Kosovës, ne kemi ardh në një pik që dialogu na është bërë si parakusht i shtetit të Kosovës që nëse ska dialog nuk ekziston shteti i Kosovës, në qetë raport të marrëdhënieve Kosovë serbi nuk besoj se jemi në një fazë përfundimtare. Vuqiq para disa muajve tha se nëse dialogu duhet medoemos tan njoh Kosovën atëherë lamtumir, si duket ne i kemi humbur 8 vjet, klasë politike është kjo qe po riciklohet që 20 vjet, dhe ju bëjmë thirrje qe ti thirrin ndërgjegjes dhe ta mendoni se a na duhet dialog me këtë serbi që është sot”, tha ai.
Ndërsa Profesori i Shkencave Politike Adem Beha tha se , nuk kemi mundësi tjetër që më përfundu këtë proces pa bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare.
“Na nuk mundemi me mbrojt Kosovën me argumente historike, por me argumente të këtij shekulli me argumente të demokracisë, dhe duhet me respektu. Rreziku është shkëmbimi i territoreve, në këtë dialog. Na duhet më qenë të matur sepse nuk kemi shumë mundësi, nëse prekim territoret e Kosovës menjëherë duhet me ndryshu Kushtetutën. Na s’kemi mundësi tjetër që me përfundu qete proces pa qene bashkëpunues me bashkuesin ndërkombëtare. Kosova mbetet vendi më i decentralizim, na duhet me ruajt sovranitetin edhe funksionalitetin. Zajdenica i ka bërë dëm Kosovës, është Asociacioni i komunave me shumicë serbe është ardhë e plani i Ahtisari nuk është Zbatuar, mirëpo mas 100 vjet hulumtuesit kanë me parë që kjo është punë shumë serioze, dhe na duhet me qenë optimist të matur”, tha Beha/Arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë