Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë – Serbi pas takimeve në kuadër të samitit Franko – Gjerman në Berlin.
Në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të sigurojë një platformë ku mund të sqarohen çështjet që kanë ngjallur debat dhe t’i bashkoj subjektet politike rreth pikave që medoemos kërkojnë unitet.
Dialogu çdo ditë e më shumë po prezantohet se ka hyrë në fazën përfundimtare, mirëpo ai vazhdon të përcjellet me paqartësi lidhur me përmbajten e marrëveshjes politike e cila do t’i jepte fund atij.
Duke marrë parasysh këtë dhe mungesën e vazhdueshme të një pajtueshmërie të gjerë politike mbi këtë çështje, GLPS e konsideron edhe më të nevojshme nevojën për diskutim publik.
Gjatë tryezës gjithashtu do të prezantohet studimi i pestë i radhës në serinë e punimeve mbi Dialogun, i cili për subjekt diskutimi ka zhvillimet e fundit në të dy shtetet pjesëmarrëse të dialogut Kosovë dhe Serbi, dhe trajtimi i tyre nëpërmjet këndvështrimit të kryeqendrave Evropiane, përkatësisht Brukselit.
Paneli diskutues do të përbëhet nga shefat e grupeve parlamentare të partive kryesore në Kuvend.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...