Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni do të udhëtoj për në Bruksel.
Me 27 gusht në Bruksel do të mbahet takim në nivel ekspertësh, për çështje ekonomike.
Për Arbresh.info, Hyseni e ka konfirmuar këtë takim, ku ka thënë se takimi do të mbahet dhe Kosova do të përfaqësohet nga ai.
Një takim të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Brukseli, raporton Arbresh.info.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Nabila Massrali, i konfirmoi takimin e së enjtes.
“Pas rifillimit të bisedimeve në nivelin më të lartë në muajin korrik, tashmë vazhdon me seri takimesh në niveli të ekspertëve, të cilat janë pjesë e vazhdueshme e procesit. Mund të konfirmojmë që takimet do të zhvillohen në 27 gusht”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Massrali por pa dhënë hollësi për temat të cilat pritet të bisedohen.
Bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve pritet të mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i ka thënë se takimi në Washington do të përqendrohet në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike si hapa të parë drejt arritjes së paqes.
Në Kosovë është mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...