Dialogu Kosovë-Serbi, mbahet tryeza “Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces?”

08:38 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot në tryezën diskutuese të radhës së Forumit 2015, do të trajtohet rrugëtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe e ardhmja në realitetin e ri politik në këto dy vende.

Pas një viti stagnim të procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare duken të vendosur për vazhdimin e këtij dialogu. Mirëpo deri më tash, ky proces është përcjellë nga eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare. Siç ka qenë deri tani, dialogu është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mos-implementim të marrëveshjeve të arritura.

Diskutimi i Forum 2015 synon të shpalosë skenarët e mundshëm të së ardhmes së këtij dialogu të shumëpërfolur, duke prekur aspekte të rëndësishme që do të përcaktojnë suksesin apo dështimin e këtij procesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme