Google ADS

Dialogu Kosovë-Serbi| Kryeministri Hoti vizitë disa ditore në Bruksel para takimit me Vuçiqin takon përfaqësuesit e BE-së

09:10 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë së martës ka udhëtuar për në Bruksel.

Hoti pritet që të vizitojë përfaqësues të Bashkimit Evropian, raporton Arbresh.info.

Bashkë me shefin e qeverisë në Bruksel do të udhëtojë edhe ekipi i dialogut i përberë nga përfaqësuesit e partive politike në qeveri, shkruan Arbresh.info.

Në takimin e 12 korrikut përmes konferencës virtuale, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, tha se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhën çështjet me Serbinë.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Ai konfirmoi arritjen e pajtueshmërisë në parim që më 16 korrik të zhvillohet takimi i parë ne Bruksel.

“Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve e cila vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, shtoi Hoti.

Sipas tij, marrëveshja finale duhet të përfshi njohjen reciproke, adresimin e çështjes të së pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore, shkruan Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme