Google ADS

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviq sot përballen në Bruksel

07:30 | 16 Nëntor 2023
K.B

Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Zyra e Kryeministrit njofton se Bislmi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme