Google ADS

Dialogu final thellim në tema të reja apo finalizim i përgjithshëm i diskutimeve të kaluara

08:00 | 13 Maj 2021
M. A.

Pavarësisht paralajëmrimeve nga ana e Kosovës për shtrimin e tema të pa diskutuara deri më tani në dialogun me Serbinë, njohësit e rrethanave politike në vend besojnë se procesi po intensifikohet për përfundimin e bisedimeve.

Ende nuk kanë rifilluar bisedimet për dialogun Kosovë -Serbi që nga ardhja e kryeministrit të ri në Kosovë, por, nga BE thonë se nuk do të ketë pushime pa rifilluar këto bisedime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri me tani nuk ka bërë ndonjë hap konkret lidhur me thellimin në tema të reja në dialog.

Qeveria Kurti në programin qeverisës që ka prezantuar, thuhet se do të ketë dialog parimor që do të përfundoj me njohje reciproke, shkruan arbresh.info.

Ndërkombëtarët janë duke shprehur një interesim dhe vullnet për të përfunduar dialogun gjatë vitit 2021, mendon Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

“Sa i përket rinisjes se negociatave, ato mbesin prioritet kyç i avancimit te rrugës Evropiane të Kosovës, por edhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës. Është e qarte se çdo ditë e më shumë po shohim intensifikim te vullnetit ndërkombëtar për përfundimin e dialogut Kosove – Serbi. Ne këtë drejtim, duhet pritur intensifikim të dialogut gjatë 2021”, tha ai në një përgjigje për portalin arbresh.info.

Njohja nga Serbia do jetë element thelbësor i marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, thotë Shasha duke shtuar se “rrjedhimisht kjo do te nënkuptonte edhe heqjen e fusnotës”.

E njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli, thotë se para se të rinisin negociatat duhet që Kurti të gjej një gjuhë të përbashkët me opozitën.

“Kryeministri Kurti, nevojitet të gjej gjithsesi gjuhë të përbashkët me opozitën për tema të ndjeshme në dialog. Çfarëdo forme tjetër do të sjellë telashe serioze në Kosovë”, tha ai për arbresh.info.

Dakordimet finale sipas Shehollit mund të arrihen me konsensus shoqëror dhe me transparencë të madhe.

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell ka thënë se nuk mund të shkohet në pushimin e verës pa rifilluar bisedimet Kosovë-Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme