Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA

23:06 | 7 Tetor 2024
E.G

Në planin e tij qeverisës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tregoi bindjen se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit, duke folur për dialogun ka përmendur SHBA’të.

Abdixhiku theksoi se nuk ka zgjidhje pa përfshirjen amerikane në Dialog.

“Që në muajt e parë do të ulem të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë – ekskluzive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjen e Dialogut, obligimeve të Kosovës, shpëtimit të Kosovës prej planeve të Kurtit”.

“Nuk është zhvilluar asnjëherë pa përfshirjen amerikane dhe nuk mund të zgjidhet pa përfshirjen amerikane (dialogu) …”

“Unë dua që dialogun ta mbajë në Uashington. Gabimi më i madh i kësaj qeverie është zhvendosja e dialogut prej Ushingtonit në tryeza të parëndësishme, pa njohje, me masa edhe me përplasje historike me SHBA-në”

“Do të flasë me SHBA dhe të bëjë një marrëveshje siç kemi bërë në Rambuje e në Vjenë dhe në të gjitha etapat jetike të Kosovës. SHBA do të jetë garant, do të shkojë në SHBA të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë për t’i bindur…”, u shpreh Abdixhiku në Pressing.

Ai beson se Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën.

Të ngjashme